Man Utd ia mësyn Olmos

  • S.A /
  • 03 January 2023 - 01:13
Man Utd ia mësyn Olmos

Manchester United po planifikon të përforcohet në repartin ofanziv gjatë këtij muaji. Mediumi spanjoll “Nacional” raporton se “Djajtë e Kuq” ia kanë vënë syrin futbollistit të Leipzigut, Dani Olmo, përcjell “Kosova Sot Online ".

Përfaqësuesi spanjoll është parë si një përforcim ideal në “Old Trafford” pasi trajneri Erik ten Hag po kërkon përforcime në repartin ofanziv.

Olmon e donte trajneri Xavi Hernandez gjatë verës së kaluar, por në fund ky transferim nuk u realizua.

Olmo mund t’i kushtojë gjigantit britanik rreth 60 milionë euro, ndërsa mbetet të shihet nëse United do të jetë i gatshëm ta paguajë këtë shumë.

Man Utd është vënë në kërkim të një sulmuesi për ta zëvendësuar Cristiano Ronaldon e larguar. 

(Kosova Sot Online )