Ronaldo do të prezantohet sot në Al-Nassr me një “ushtri” bashkëpunëtorësh dhe sigurimi

  • S.A /
  • 03 January 2023 - 15:22
Ronaldo do të prezantohet sot në Al-Nassr me një “ushtri” bashkëpunëtorësh dhe sigurimi

Cristiano Ronaldo sonte do të bëhet  edhe zyrtarisht futbollist i ri i Al-Nassr. Futbollisti portugez do t’ju nënshtrohet vizitave mjekësore para se ta nënshkruajë kontratën deri në vitin 2025, transmeton "Kosova Sot Online ".

Dhe, gjatë prezantimit të tij, 37 vjeçari do të jetë i shoqëruar nga një “ushtri” bashkëpunëtorësh dhe nga disa pjesëtarë të sigurimit për ta ruajtur privatësinë e tij, shkruan mediumi “Record”, përcjell “Kosova Sot Online ".

Ronaldo pritet të paguhet rreth 175 milionë euro në vit, përfshirë këtu rrogën dhe reklamat.

Pesë herë fituesi i Topit të Artë u nda me Manchester Unitedin në muajin nëntor pas intervistës së famshme që e dha, përmes së cilës i kishte goditur “Djajtë e Kuq”.

E tash, në perëndim të karrierës, pasi fitoi gjithçka të mundshme në futbollin evropian, “CR7” do ta sprovojë veten në Arabinë Saudite, duke i dhënë fund kështu futbollit në nivelet më të larta.

(Kosova Sot Online )