Milani luan sot për pikë të plota ndaj Salernitanas-Formacionet zyrtare

  • S.A /
  • 04 January 2023 - 12:49
Milani luan sot për pikë të plota ndaj Salernitanas-Formacionet zyrtare

Milani është mysafir i Salernitanas në Stadio Arechi për ndeshjen e xhiros së 16-të në Serie A.

Rossonerët mbajnë vendin e dytë në renditjen tabelare me tetë pikë prapa liderit Napoli.

Salernitana është në pozitën e 12-të në tabelë me 15 pikë të arkëtuara deri më tani.

Trajnerët Davide Nicola dhe Stefano Pioli i kanë zgjedhur skuadrat që do të inkuadrohen në lojë nga minuta e parë.

Formacioni startues i Salernitanas: Ochoa; Lovato, Radovanovic, Fazio; Sambia, Coulibaly, Bohinen, Vilhena, Bradaric; Dia, Piatek.

Formacioni startues i Milanit: Tatarusanu; Calabria, Kalulu, Tomori, Theo Hernandez; Bennacer, Tonali; Saelemaekers, Brahim Diaz, Leao; Giroud.

(Kosova Sot Online )