A mund t’i japë Pique fund pensionimit!

  • A.P /
  • 04 January 2023 - 15:09
A mund t’i japë Pique fund pensionimit!

Gerard Pique është mërzitur menjëherë nga pensionimi pasi u largua nga Barcelona.

Për këtë arsye, futbollisti spanjoll po e mendon rikthimin e tij eventual në fushën e blertë.

Për këtë siguron mediumi “Relevo".

Natyrisht, ish-përfaqësuesi spanjoll nuk do të rikthehet më në “Camp Nou”, por po mendon t’i bashkohet klubit në të cilin është vetë pronar.

Më saktësisht, legjenda e Barçës mund të luajë në ekipin e ligës së dytë, FC Andorra.

Viti 2022 nuk ishte prej më të mirëve për Piquen, i cili në muajin shtator u nda me partneren e tij, Shakira, e cila i mori dy djemtë e tyre dhe u transferua në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Edhe Pique nuk e ka përjashtuar mundësinë të shpërngulet për ta nisur një jetë të re në Miami, për të qenë më afër fëmijëve të tij. 


(Kosova Sot Online)