Pas pritjes fantastike që ia bëri PSG-ja reagon Messi

  • A.P /
  • 04 January 2023 - 16:50
Pas pritjes fantastike që ia bëri PSG-ja reagon Messi

Messi reagon pas pritjes fantastike që ia bëri PSG-ja

Lionel Messi është rikthyer sot në stërvitje me skuadrën e tij, Paris Saint-Germain.

Shtatë herë fituesi i Topit të Artë u shpall kampion bote me Argjentinën dhe pati disa ditë pushim

Me rikthimin e tij, klubi parisien ia bëri “koridorin e nderit” kampionit të botës.

Pas kësaj pritjeje të ëmbël, Messi ka reaguar në rrjetet e tij sociale.

“Falenderoj shumë bashkëlojtarët dhe gjithë njerëzit e klubit për mirëpritjen që më bënë. Tashmë jemi rikthyer dhe mezi presim të vazhdojmë të përmbushim objektivat e këtij sezoni, tani me PSG”, shkroi Messi.

(Kosova Sot Online)