Ja cili është trajneri që ka grumbulluar më shumë fitore

  • A.P /
  • 04 January 2023 - 19:35
Ja cili është trajneri që ka grumbulluar më shumë fitore

Specialistët e portalit autoritar transfermarkt vazhdojnë të përmbledhin rezultatet e vitit kalendarik të përfunduar.

Këtë herë ata renditën 5 trajnerët më të mirë të ligës evropiane sipas fitoreve në të gjitha garat në vitin 2022.

Në krye të listës është trajneri i Liverpool-it, Jurgen Klopp. Ai festoi 43 fitore në 60 ndeshje.

Trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti është i dyti me 37 fitore në 53 ndeshje. Po aq fitore ka edhe trajneri i Manchester Cityt, Josep Guardiola, por ka qenë në vendin e tretë, pasi ka luajtur një ndeshje më shumë.

Top 5 përfshin gjithashtu trajnerin e PSG-së, Christophe Galtier (32 fitore në 46 ndeshje) dhe atë të Barcelonës, Xavi (31 fitore në 50 ndeshje)

(Kosova Sot Online)