Ja kujt ia shkakton Inter humbjen e parë

  • A.P /
  • 04 January 2023 - 22:46
Ja kujt ia shkakton Inter humbjen e parë

Interi ka shënuar fitore të madhe sonte, duke e mposhtur minimalisht 1:0 në shtëpi kryesuesin e tabelës, Napolin.

Pjesa e parë u mbyll pa gola, me Interin që pati një dominimin të lehtë dhe shanse më të mira shënimi.

Në pjesën e dytë, Edin Dzeko realizoi në minutën e 56-të, pas asistimit nga Dimarco.

Më pas, ndeshja nuk prodhoi gola dhe Interi ia shkaktoi humbjen e parë sezonale Napolit.

Me këtë fitore, Interi tani shkon në kuotën e 33 pikëve në vendin e katërt, një më pak se Juventusi në vendin e tretë dhe tri më pak se Milani i vendit të dytë.

Në anën tjetër, Napoli mbetet lider me 41 pikë gjithsej. 

(Kosova Sot Online)