Ronaldo ende nuk është regjistruar tek Al-Nassr

  • A.P /
  • 05 January 2023 - 16:48
Ronaldo ende nuk është regjistruar tek Al-Nassr

Superylli portugez Cristiano Ronalddo të duhet të presë edhe më shumë për të bërë debutimin e tij tek Al Nassr sepse klubi saudit ka tejkaluar kuotën për lojtarë të huaj, thanë burimet e klubit për AFP të enjten.

Kur u zbulua me bujë të madhe të martën, 37-vjeçari tha se dëshironte të luante sa më shpejt që të ishte e mundur, duke filluar me ndeshjen e së enjtes në shtëpi kundër Al Ta’ee.

Por Ronaldo është lojtari i nëntë i huaj i Al Nassr – një më shumë se tetë të lejuar nga autoritetet e futbollit saudit.

Ndeshja në Mrsool Park me kapacitet prej 25,000 personash u shty përfundimisht për një ditë deri të premten për shkak të “defekteve elektrike” të shkaktuara nga shiu i madh, tha Saudi Pro League.

“Al Nassr nuk e ka regjistruar ende sepse nuk ka vend të lirë për një lojtar të huaj”, tha për AFP një zyrtar i Al Nassr, i cili dëshiroi të mbetej anonim sepse nuk ishte i autorizuar të fliste për mediat.

“Një lojtar i huaj duhet të largohet për të regjistruar Ronaldon, qoftë duke e shitur ose duke e ndërprerë kontratën me pëlqim reciprok”, shtoi zyrtari.

(Kosova Sot Online)