Messi po synon ta fiton edhe një trofe të vetëm që s’e ka fituar deri tash

  • S.A /
  • 06 January 2023 - 11:38
Messi po synon ta fiton edhe  një  trofe të vetëm që s’e ka fituar deri tash

Shumë njohës kritik të futbollit konsiderojnë se me një histori futbollistike si ajo e Lionel Messit është e vështirë të gjesh motiv dhe ambicie për të arritur suksese, shkruan "Kosova Sot Online".

Mirëpo, në rekordet e njëpasnjëshme të yllit argjentinas mungon një arritje.

35 vjeçari i ka fituar krejt trofetë në turnetë në të cilët ka marrë pjesë.

Por, i ka mbetur peng veç një.

Më saktësisht, kampioni i freskët i botës nuk e ka fituar Kupën e Francës, me të cilën do ta kompletonte karrierën. Kjo pasi në sezonin e kaluar, PSG-ja nuk arriti ta fitonte këtë trofe pasi aty triumfoi Nantes.

Për këtë arsye, futbollisti jug-amerikan e ka peng ta fitojë edhe Kupën e Francës në këtë edicion.

Natyrisht, ai me shokë kanë ambicie të triumfojnë edhe në Ligue 1 dhe në Ligën e Kampionëve, të cilën e kanë ëndërr parisienët.

(Kosova Sot Online )