Federata Italiane merr vendim, e nderon Viallin me një minutë heshtje në çdo ndeshje të Serie A

  • S.A /
  • 06 January 2023 - 11:46
Federata Italiane merr vendim, e  nderon Viallin me një minutë heshtje në çdo ndeshje të Serie A

Federata Italiane e Futbollit (FIGC) ka njoftuar zyrtarisht se do të mbahet një minutë heshtje gjatë raundit të ardhshëm të ndeshjeve të Serie A në nderim të Gianluca Viallit.

Ish-sulmuesi i Sampdorias dhe Juventusit fatkeqësisht ndërroi jetë sot në Londër pas një beteje të gjatë me kancerin në pankreas, i cili mori një kthesë të keqe javët e fundit. Vialli fillimisht njoftoi betejën e tij me sëmundjen në nëntor të vitit 2018 dhe kaloi nëpër raunde të shumta trajtimi.

FIGC postoi sot një homazh për Viallin, duke vlerësuar cilësitë e tij njerëzore dhe duke diskutuar rëndësinë e tij për botën e futbollit italian.

Ata gjithashtu njoftuan se do të mbahet një minutë heshtje në Serie A këtë fundjavë për të nderuar ish-sulmuesin e Chelseat dhe Italisë. Presidenti i Federatës së Futbollit të Italisë, Gabriele Gravina, u emocionua kur diskutoi për vdekjen e Viallit, duke nënvizuar ndikimin që ai kishte tek ata që e rrethonin.

“Jam thellësisht i pikëlluar, kam shpresuar deri në fund që ai do të ishte në gjendje të bënte një tjetër mrekulli, megjithatë jam i ngushëlluar nga siguria se ajo që bëri për futbollin italian dhe fanellën e Azzurrëve nuk do të harrohet kurrë”.

“Pa përtypë fjalët: Gianluca ishte një person i mrekullueshëm dhe lë një boshllëk të pakalueshëm, në ekipin kombëtar dhe në të gjithë ata që vlerësuan cilësitë e tij të jashtëzakonshme njerëzore”, ka thënë Gravina. Vialli kaloi tre vjet duke punuar me ekipin e Roberto Mancinit në Itali, duke ndihmuar ekipin të fitojë Euro 2020.

(Kosova Sot Online )