Ja ku luhet ndeshja e Superkupës së Kosovës mes Llapit dhe Ballkanit

  • A.P /
  • 06 January 2023 - 19:19
Ja ku luhet ndeshja e Superkupës së Kosovës mes Llapit dhe Ballkanit

Komiteti Ekzekutiv i FFK-së, sot, mbajti mbledhjen e vet të radhës ku diskutoi shumë çështje me rëndësi për futbollin e Kosovës.

Ndër tjera, u caktua edhe vendi dhe data e zhvillimit të ndeshjes së Superkupës së Kosovës në futboll mes Llapit dhe Ballkanit,.

Ajo u caktua të zhvillohet në Antali më 21 janar, meqë dy ekipet do të gjenden atje për fazën përgatitore për stinorin pranveror.

“KE vendosi pas konsultimeve me kampionin e Kosovës FC”Ballkani” dhe fituesin e Kupës e Kupës së Kosovës FC ”Llapi” dhe pasi këto klube gjenden përgatitje në Antalia të Turqisë, që ndeshja e Superkupës të zhvillohet në Antalia më 21 janar 2023”, thuhej në njoftimin e FFK-së.

(Kosova Sot Online)