Depay e ka zgjedhur klubin e ardhshëm, befason kërkesa për rikthim në shtëpinë e vjetër!

  • S.A /
  • 07 January 2023 - 09:01
Depay e ka zgjedhur klubin e ardhshëm, befason kërkesa për rikthim në shtëpinë e vjetër!

Memphis Depay raportohet se po e kërkon një rikthim te Manchester United gjatë afatit kalimtar të janarit.

Sulmuesi holandez, që vazhdimisht është i lidhur me një largim nga Barcelona, pritet që të largohet të përfundimisht këtë muaj, transmeton "Kosova Sot Online ".

Depayt i skadon kontrata me Barcelonën në fund të sezonit, teksa nuk shihet se ka ndonjë shans për t’iu ofruar rinovimi i kontratës.

Sipas “SPORT”, 28-vjeçari tani po e dëshiron një shans të dytë për t’u dëshmuar te Manchester Unitedi, pasi Erik ten Hag kërkon të forcojë fazën e sulmit.

Megjithatë, Barcelona është e interesuar të fitojë financiarisht nga shitja e reprezentuesit të Holandë, pavarësisht situatës me kontratën e tij – teksa “Djajtë e Kuq” thuhet se janë të interesuar për të nënshkruar me të vetëm si transferim të lirë

Sipas mediumit spanjoll, nuk përjashtohet mundësia që Man United të bëjë një ofertë për huazimin e Depayt, nëse Barcelona qëndron e vendosur. 

(Kosova Sot Online )