Mbrëmje e kobshme, tifozi ndërroi jetë para fillimit të ndeshjes në La Liga

  • S.A /
  • 07 January 2023 - 11:12
Mbrëmje e kobshme, tifozi ndërroi jetë  para fillimit të ndeshjes në La Liga

Fitorja 1-0 e Cadizit në udhëtim kundër Valencias të premten mbrëma ishte një rezultat i rëndësishëm për klubin andaluzian, në garën e tyre për të siguruar mbijetesën në La Liga, por vdeklja e një tifozi e zbehu entusiazmin e fitores. Rezultati duket i parëndësishëm pas lajmeve se një tifoz i Valencias ndërroi jetë para fillimit të ndeshjes, transmeton "Kosova Sot Online".

Tifozi u pa të trajtohej nga mjekët, gjë që vonoi fillimin e ndeshjes. Me gjithë përpjekjet e mjekëve, fatkeqësisht tifozi vdiq shkaku i sulmit në zemër. Ai ishte 53-vjeç.

“Na vjen keq shumë për lajmin e hidhur për vdekjen e tifozit të Valencias, i cili u trajtua me urgjencë sonte në Mestalla para fillimit të lojës. Shumë forcë dhe një përqafim i madh për familjen dhe miqtë tuaj. DEP”, shkroi klubi spanjoll. Klubet e ndryshme spanjolle reaguan pas këtij lajmi, duke shprehur ngushëllimet e tyre.

(Kosova Sot Online )