
Lexoni edhe:
Ronaldo në suitë përrallore "mbretërore, me dhoma në Arabinë Saudite për 3000 € nata
Timonieri i radhës i kombëtares shqiptare, Sylvio Mendes Campos Junior, do të prezantohet sot nga Federata Shqiptare e Futbollit me një ceremoni te veçantë, shkruan "Kosova Sot Online".
Braziliani edhe zyrtarisht nga dita e sotme do të marrë drejtimin e Kombëtares së Shqipërisë.
I njohuri si Sylvinho do të zëvendësojë në këtë detyrë Edoardo Rejan, i cili ishte në krye të kuqezinjve për 3 vite e gjysmë.
Ronaldo në suitë përrallore "mbretërore, me dhoma në Arabinë Saudite për 3000 € nataLexoni edhe:
48-vjeçari ka përzgjedhur si ndihmës të tij argjentinasin, Pablo Javier Zabaleta Girod, dhe brazilianin Dorival Guidoni Junior.
Sylvinho dhe stafi i tij do të jenë sot në Tiranë për të hedhur firmat në kontratë dhe më pas për të bërë prezantimin e tyre në ora 11:00 në sallën e stadiumit “Air Albania”.
(Kosova Sot Online )