Ministrja franceze e sportit i turret presidentit: Kërko falje për deklaratën skandaloze lidhur me Zidanen

  • S.A /
  • 09 January 2023 - 09:31
Ministrja franceze e sportit i turret presidentit: Kërko falje për deklaratën skandaloze lidhur me Zidanen

Ministrja e Sportit në Francës, Amelie Oudea-Castera, ka reaguar ndaj komenteve të presidentit të Federatës së Futbollit të Francës, Noël Le Graët, në lidhje me Zinedine Zidane – me këtë të fundit që mendohej se do të ishte zëvendësuesi i Didier Deschamps në krye të Kombëtares së Francës, shkruan "Kosova Sot Online".

Le Graët deklaroi në një intervistë në RMC se atij nuk i intereson për planet e së ardhmes të Zidane, duke shtuar se nëse ish-trajneri i Real Madridit do ta kishte telefonuar, ai nuk do t’i përgjigjej. Deklarata e presidentit të FFF-së nuk është pritur mirë nga tifozët francezë dhe jo vetëm.

Oudea-Castera e ka cilësuar deklaratën si të turpshme, teksa ka kërkuar nga Noël Le Graët që të kërkojë falje publike.

“Edhe më shumë komente të paprekshme dhe me mungesë respekti të turpshme, që na lëndon të gjithëve, ndaj një legjende të futbollit dhe sportit: ‘presidenti’ i federatës më të madhe sportive në Francë nuk duhet ta thotë këtë. Ju lutem, kërkoni falje për këtë koment për z. Zidane”, shkroi ajo në “Twitter”.

Federata e kryesuar nga Noël Le Graët është aktualisht subjekt i një hetimi të kërkuar nga Oudea-Castera, veçanërisht pas pretendimeve që rrjedhin nga hetimet e kryera nga “So Foot” në lidhje me ngacmimet e supozuara seksuale dhe çështjet e qeverisjes brenda FFF-së. Në artikull thuhet se Le Graët ka dërguar mesazhe të papërshtatshme ndaj kolegeve femra, akuza të cilat ai vetë i mohon plotësisht.

Ndryshe, sa i përket rastit me Zinedine Zidane, Le Graët u kritikua ashpër edhe nga ylli i Francës dhe Paris Saint-Germainit, Kylian Mbappe. 

(Kosova Sot Online )