Kjo është data se kur do të zhvillojë miqësoren me Al-Nassr

  • A.P /
  • 09 January 2023 - 15:10
Kjo është data se kur do të zhvillojë miqësoren me Al-Nassr

Lionel Messin dhe Cristiano Ronaldo mund t’i shohim përball njëri-tjetrit edhe njëherë tjetër.

Paris Saint-Germani ka njoftuar zyrtarisht se gjatë këtij muaji do të udhëtojë në Doha dhe Riad për të zhvilluar disa ndeshje miqësore.

Mes tjerave ndeshje, klubi parisien konfirmoi se një ndeshje do ta zhvillojë edhe me Al-Nassr, klubin ku së fundmi u transferua Ronaldo.

Ndeshja në fjalë do të zhvillohet më 19 janar, teksa mbetet të shihet nëse Messi dhe Ronaldo do të jenë në fushë kundër njëri-tjetrit.

(Kosova Sot Online)