Ky futbollist i vendosur për t’u transferuar te Man United

  • A.P /
  • 09 January 2023 - 15:21
Ky futbollist i vendosur për t’u transferuar te Man United

Manchester United synon që të përforcohet në sulm me Wout Weghorst.

Megjithatë, klubi anglez nuk do ta ketë aspak të lehtë që të sigurojë shërbimet e holandezit

Eksperti i transferimeve, Fabrizio Romano, ka raportuar se Man United po punon për të gjetur një zgjidhje me Besiktasin dhe Burnleyn për të përfunduar marrëveshjen me Weghorst.

Bisedimet do të vazhdojnë pasi lojtari është shumë i qartë; ai nuk dëshiron ta humbasë këtë shans të madh, Erik ten Hag e dëshiron atë gjithashtu në skuadër.

(Kosova Sot Online)