Qatar Sports Investments gati ta blejë njërin nga ekipet, Manchester Unitedin ose Liverpoolin

  • S.A /
  • 10 January 2023 - 09:33
Qatar Sports Investments gati ta blejë njërin nga ekipet, Manchester Unitedin ose Liverpoolin

Qatar Sports Investments (QSI) po konsideron të bëjë një ofertë për Manchester United dhe Liverpoolin në ditët e ardhshme, transmeton "Kosova Sot Online". 

Bloomberg raporton se pronarët e PSG-së, po shikojnë një blerje në shkallë të plotë të dy klubeve angleze si pjesë e investimit të saj në Ligën Premier.  United është një nga tre peshat e rënda angleze dhe Qatar Sports Investments po shqyrton mundësinë për blerjen e klubit sa më parë.

Familja Glazer e ka nxjerrë klubin në shitje, duke emëruar grupin Raine për t’i ndihmuar ata të fitojnë para gjatë tremujorit të parë të vitit 2023.

Megjithëse procesi po vazhdon privatisht prapa skenave të mbyllura, në ditët në vijim pritet të ketë hapa konkret.

Liverpooli po ashti është vënë në shitje nga Fenway Sports Group, por për dallim nga United që mund të shitet në tërësi, pronarët e The Reds janë të gatshëm ta kenë një ortak në klub. QSI po peshon blerjen e një aksioni në treshen madhështore – aty ku thuhet se është edhe Tottenhami, por ata madje po konsiderojnë një blerje në shkallë të plotë të United. Glazers duan të largohen nga Old Trafford.

(Kosova Sot Online )