Pirlo kandidat për pozitën e trajnerit te kombëtarja

  • A.P /
  • 10 January 2023 - 14:51
Pirlo kandidat për pozitën e trajnerit te kombëtarja

Belgjika është në kërkim të një trajneri të ri, pasi Roberto Martinez u largua nga kjo pozitë pas Kupës së Botës “Katar 2022”.

Trajneri spanjoll u zyrtarizua dje te Portugalia, teksa belgët janë ende pa trajner.

Sipas “Tuttomercatoweb”, Andrea Pirlo, është në listën e ngushtë të kandidatëve për të zëvendësuar Martinezin.

Federata e Futbollit e Belgjikës thuhet se do të fillojë bisedimet me kandidatët këtë muaj.

Pirlo, që në të kaluarën ka drejtuar Juventusin, nga vera e vitit të kaluar është trajner te skuadra nga Superliga e Turqisë, Karagumruk.

Në listën e kandidatëve për të drejtuar Kombëtaren e Belgjikës besohet se është edhe Thierry Henry, i cili ishte ndihmës i Martinezit. 

(Kosova Sot Online)