Ja kush ka thënë se Italia duhet ta fitojë Botërorin 2026

  • A.P /
  • 10 January 2023 - 21:20
Ja kush ka thënë se Italia duhet ta fitojë Botërorin 2026

Trajneri i Italisë, Roberto Mancini ka treguar së kërkesa e fundit para vdekjes së Gianluca Vialli ishte e qartë. “Ai me tha që ne duhet ta fitojmë Botërorin e vitit 2026 dhe ai do të jetë atje me ne”

Ata kanë tërë jetën së bashku, fillimisht si shokë skuadre të Sampdoria, pastaj si shokë dhe pastaj u ribashkua me stafin e Azzurri që fitoi Euro 2020 gjatë verës së vitit 2021.

Vialli edhe në atë kohë ishte duke marrë terapi për kancerin në pankreas kur ata ishin në Wembley, por sëmundja ju rikthye në muajt e fundit dhe ai vdiq më 6 janar të këtij viti.

“Shkova për ta vizituar Lucan në Londër në dhjetor dhe të jem i ndershëm isha pak i frikësuar”, tha Mancini për Porta a Porta në RAI 1.

“Ai u zgjua, ne bëmë humor, e thirrëm Attilio Lombardo në telefon. Ai me tha mua: Jam i relaksuar, mos u shqetëso. Ai ishte personi që e ngriti moralin e tim”.

Ata po ashtu kishin një bisedë së si do të duket e ardhmja e Italisë pasi që ata nuk do të ishin në Botërorin e Katarit që u mbajt në fund të 2022.

“Gianluca me tha se ne duhet ta fitojmë Botërorin e 2026 dhe ai do të ishte me ne aty. Ai sigurt do të jetë me ne aty dhe ne shpresojmë që t’ia dedikojmë atij një fitore të madhe së shpejti”.

Kujtimi që ne të gjithë do ta mbajmë mend është përqafimi i Viallit dhe Mancinit gjatë finales së Euro 2020, kur Italia mposhti Anglinë në finale dhe fitoi trofeun.

“Ky përqafim i tregon të gjithë, si atë për futbollin por edhe për atë që ndodhi gjatë jetës sonë. Shpresoj që fitorja i dha atij shumë kënaqësi. Ai ishte kryesor për skuadrën tonë”.

Nuk është bërë e ditur së kur Vialli u diagnostifikua me kancer në pankreas, por ai kishte filluar të merrte trajtim prej që Mancini mori drejtimin e Italisë.

“Ai kurrë nuk më tregoj për sëmundjen deri më 2019, por gjithmonë ka pasur thashetheme dhe nga ato e kam marrë lajmin. Ai me tha se po merrte terapi dhe gjithmonë ishte pozitiv se do ta kalonte këtë sfidë. Ai luftoi vazhdimisht, deri në fund. Ky ishte karakteri i tij, që ishte i gladiatorit. Jam krenar që e kisha Gianluca shok”. 

(Kosova Sot Online)