United arrin marrëveshje, ja arsyeja

  • A.P /
  • 10 January 2023 - 22:50
United arrin marrëveshje, ja arsyeja

Manchester United ka arritur një marrëveshje për ta huazuar sulmuesin Wout Weghors por Besiktash ende nuk e ka dhënë dritën e gjelbër për këtë transfer

Weghorst është vetëm një hap larg bashkimit me Manchester United si futbollist i huazuar deri në fund të sezonit, ka shkruar Fabrizio Romano. Djajtë e Kuq kanë arritur një marrëveshje verbale për të pagura 2.6 milionë funte Besiktasin me shërbimet e tij. Megjithatë, skuadra turke ende duhet ta aprovojë këtë marrëveshje por që atyre ju duhet zëvendësim para se Weghorst të largohet.

Trajneri i Manchester United, Erik ten Hag e ka bërë të qartë që ai dëshiron një sulmues të ri në janar pas largimit të Cristiano Ronaldos. Weghorst është parë si një synim dhe duket se ai ju tha lamtumirë tifozëve të Besiktas pasi që shënoi në këtë vikend. Megjithatë, skuadra turke ka insistuar që Weghorst “nuk mundet vetëm të shkojë” pasi që ai ka kontratë dhe po ashtu kanë mohuar ekzistencën e një klauzole lirimi.

Weghorst është futbollist me një gamë të lartë të golave, ka më së shumti prekje në zonën kundër (118), më së shumti goditje (23), më së shumti goditje të kombinuara (52) dhe më së shumti goditje me kokë (15) në Super Lig të Turqisë këtë sezon.

(Kosova Sot Online)