Harry Kane, objektivi i madh i Realit në verë

  • E.K /
  • 11 January 2023 - 13:27
Harry Kane, objektivi i madh i Realit në verë

Harry Kane është objektivi i madh i Real Madridit për të përforcuar sulmin sezonin e ardhshëm.

Reprezentuesi anglez ka kohë që dëshiron të largohet nga Londra, megjithatë ai po vazhdon me Tottenhamin, duke shënuar vazhdimisht gola.

“Los Blancos” kanë kohë që duan të shtojnë një referencë të re në sulmdhe pasi nuk ia dolën me Mbappé dhe Haaland, futbollisti i Spurs është opsioni i preferuar.

Në parim, synimi i Tottenhamit ka qenë gjithmonë rinovimi i yllit të tij dhe kjo është se Antonio Conte e ka kushtëzuar vazhdimësinë e tij me qëndrimin e sulmuesit në skuadër. 

Megjithatë, lojtari duket i qartë në idetë e tij dhe në moshën 30-vjeçare dëshiron të nisë një aventurë të re në karrierën e tij.

Real Madridi ka mbajtur tashmë kontakte si me agjentin e tij ashtu edhe me Tottenhamin dhe duke marrë parasysh që kontrata e tij përfundon në vitin 2024, është një operacion që mund të shkojë deri në 100 milionë euro. 

(Kosova Sot Online)