Pse Weghorst nuk shkon në stërvitje të Besiktas

  • A.P /
  • 11 January 2023 - 19:06
Pse Weghorst nuk shkon në stërvitje të Besiktas

Synimi i Manchester United, Wout Weghorst mungoi sot në stërvitje të Besiktas pasi që klubi vuri veto në përpjekjet e futbollistit që të udhëtojë në Angli dhe të mbajë biseda me Djajtë e Kuq

Sipas ekspertit të transfereve në Turqi dhe gazetarin e VOLE, Yagiz Sabuncuoglu, i cili ka shkruar që sulmuesi holandez kishte planifikuar që të largohet nga vendi por kjo gjë ju ndalua nga klubi. Weghorst pastaj është ankuar se ka “dhimbje” para se të mungojë në sesionin stërvitor të së mërkurës së skuadrës.

Në fakt, United ka arritur marrëveshje verbale me futbollistin për një huazim gjashtë mujor dhe një transfer me vlerë rreth 2.6 milionë funte, edhe pse oferta është duke u shtyrë shkaku i Besiktas. Pavarësisht Weghorst u duk së ju tha lamtumirë tifozëve pasi që shënoi gol vikendin e kaluar, por klubi i tij mbetet për ta zgjidhur këtë gjë pasi që kanë mohuar se ekziston një klauzolë në marrëveshjen e tij.

United, në anën tjetër, duket se është larguar paksa nga sulmuesi, i cili kaloi sezonin e kaluar si i huazuar të Burnley. Legjenda e Holandës, Marco van Baster paralajmëroi Erik ten Hag që nëse dëshiron më shumë holandez në skuadër, ai do ia preferonte atij Luuk de Jong që luan në PSV.

(Kosova Sot Online)