Ballkani fillon përgatitje intensive në Turqi

  • S.A /
  • 12 January 2023 - 10:24
Ballkani  fillon përgatitje intensive në Turqi

Kampioni i  Kosovës në futboll, FC Ballkani është nisur për në Turqi për përgatitjet para fillimit të stinorit pranveror, shkruan "Kosova Sot Onlie".

Do të jetë ky një kamp stërvitor dy javor që i pret lojtarët e klubit suharekas, për t’u përgatitur sa më mirë për vazhdimin e sezonit 2022/23 në Superligën e Kosovës.

Ata përmes disa fotografive kanë njoftuar se sot në mëngjes janë nisur për në Antali. Ndërkohë, më 21 janar në Antali, do ta zhvillojnë ndeshjen e Superkupës kundër Llapit.

(Kosova  Sot Online )