Messi e barazon një rekord të Ronaldos të cilin portugezi nuk mund ta thyejë më

  • S.A /
  • 12 January 2023 - 11:37
Messi e barazon një rekord të Ronaldos të cilin portugezi nuk mund ta thyejë më

Ylli i futbollit Lionel Messi tani është i barabartë me Cristiano Ronaldon në golat e shënuar,  në top pesë ligat evropiane, pasi shënoi golin e tij të 696-të, transmeton"Kosova Sot  Online".

Superylli argjentinas shënoi golin e dytë për PSG-në në fitoren 2-0 të skuadrës së tij ndaj Angers të mërkurën mbrëma.  Vetë goli ishte një aksion fantastik ekipor, i nisur dhe përfunduar nga Messi.

Ai e mori topin jashtë kuadratit përpara se ta konkretizonte më pas me gol.

Messi lehtësisht do t’ia thyejë këtë rekord Ronaldos, i cili tani është në Arabinë Saudite, atje ku ka nënshkruar kontratë dy vjeç e gjysmë me Al-Nassr.

(Kosova Sot Online )