Rivali më i madh i Al-Nassr po përgaditet për transferimin e Messit, ofron pagë prej 300 milionë euro në vit

  • S.A /
  • 12 January 2023 - 13:41
Rivali më i  madh i Al-Nassr  po përgaditet  për transferimin e Messit, ofron pagë prej 300 milionë euro në vit

Pas ardhjes së Cristiano Ronaldos në Al Nassr, rivalët lokalë Al Hilal thuhet se po tentojnë një transferim eventual të Lionel Messi duke ofruar pagë "astronomike" vjetore, shkruan "Kosova Sot Online ".

Periudha e dytë e Ronaldos me Manchester United përfundoi papritur pas një interviste bombastike me Piers Morgan. Pas javësh spekulimesh, në janar u konfirmua se Ronaldo ka nënshkruar për Al Nassr, pesë herë fituesi i Topit të Artë portugez u zbulua zyrtarisht nga klubi i tij i ri javën e kaluar.

659865

Sipas gazetës spanjolle Mundo Deportivo, konkurrentët kryesorë të Al Nassr, Al Hilal, po kërkojnë të joshin rivalin e Ronaldos, Messin në klub.

Është raportuar se Al Hilal janë të përgatitur t’i ofrojnë legjendës së Argjentinës një pagë të madhe prej jo më pak se 300 milionë dollarë në vit.

Fakti që Messi tashmë ka një marrëdhënie me Arabinë Saudite mund të ndihmojë në përpjekjen e Al Hilal për të joshur superyllin në Lindjen e Mesme.

Messi aktualisht është ambasadori i turizmit në Arabinë Saudite.

Besohet se shteti saudit do ta ndihmojë financiarisht Al Hilalin në mënyrë që ata të kenë shanset më të mira për të nënshkruar me Messin.

Shteti saudit beson se duke pasur dy nga yjet më të mëdhenj të futbollit do të ndihmojë në përmirësimin e ligave të futbollit në Arabinë Saudite.

(Kosova Sot Online )