Allegri publikon listën e skuadrës së tij kundër Napolit

  • A.P /
  • 12 January 2023 - 19:56
Allegri publikon listën e skuadrës së tij kundër Napolit

Massimiliano Allegri ka lajmëruar skuadrën me 21 futbollistë që do të luajë kundër Napolit, ku është konfirmuar që do të mungojnë disa titullarë

Bardhezinjtë filluan sezonin dobët por kthyen gjërat në të mirë të tyre gjatë derbit të quajtur “della Mole” ku fituan kundër Torinos, duke fituar tetë ndeshje radhazi. Zonja e Vjetër tash ka vetëm gjashtë pikë më pak se Napoli dhe ata janë të uritur të fitojnë tri pikë në kryeqytetin e Kampanias të premten.

Allegri ka publikuar listën me 21 futbollistë të Juventusit për udhëtim në Napoli, duke konfirmuar mungesën e gjashtë titullarëve: Dusan Vlahovic, Paul Pogba, Leonardo Bonucci, Mattia De Sciglio, Juan Cuadrado dhe Kaio Jorge – të gjithë këta të lënduar që nuk do i bashkohen skuadrës.

Një fitore kundër Napolit do të bënte që Juventusi të kishte distancë tri pikë në ligë ndaj liderëve duke hyrë kështu fuqishëm në luftë për titull në pjesën e dytë të sezonit. Milan po ashtu ka gjashtë pikë më pak se Napoli dhe ata do të luajnë kundër Lecces të shtunën.

(Kosova Sot Online)