Statistikat zbulojnë të parin: Ten Hag është më i mirë se Klopp, Guardiola e Arteta

  • S.A /
  • 13 January 2023 - 10:09
Statistikat zbulojnë të parin:  Ten Hag është më i mirë se Klopp, Guardiola e Arteta

Statistikat më të reja për renditjen e AS-ve në futboll tregojnë se Ten Hag është më i mirë se Klopp, Guardiola e Arteta, transmeton "Kosova Sot Online".

Tash më nuk mund të mohohet se Erik ten Hag e ka transformuar Manchester Unitedin që nga ardhja e tij nga Ajax në verë – por sa i mirë ka qenë ai?

Aq shumë ishte pritur nga holandezi pas mbërritjes nga Holanda dhe, pavarësisht një fillimi të vështirë, ai jo vetëm që i përmbushi këto pritje, por edhe i tejkaloi ato.

Krahasuar me paraardhësit e tij në United, Ten Hag duket një emërim i suksesshëm, por premtimi i vërtetë i mandatit të tij zbulohet vetëm kur bëhen krahasime me menaxherët aktualë të Premier League.

Nga 25 ndeshjet e tij të para në krye të “Djajve të Kuq”, Ten Hag ka një normë fitoresh prej 72 për qind që e vendos atë shumë më lart se trajnerët më të mirë në Premierligë.

Pas të njëjtit numër ndeshjesh në sezonin e tyre debutues, Guardiola dhe Arteta të dy arritën të mbanin një normë fitoresh prej 56 përqind ndërsa Klopp kishte një rekord prej 48 përqind.

(Kosova Sot Online )