FIFA publikon listen finale: Ja cilët jan kandidatët për çmimin e futbollistit më të mirë të vitit 2022

  • S.A /
  • 13 January 2023 - 12:45
FIFA publikon listen finale: Ja cilët  jan kandidatët për çmimin e futbollistit më të mirë të vitit 2022

Shtëpia më e madhe e futbollit në botë, FIFA ka publikuar listën e gjerë për çmimin e futbollistit më të mirë të vitit 2022. Listës prej 14 lojtarëve që kandidojnë për çmimin “The Best” i prin Lionel Messi, shkruan "Kosova Sot Online".  

Ai udhëhoqi Argjentinën drejt titullit të botës, duke shënuar shtatë gola në shtatë ndeshje në Botërorin e Katarit, teksa u shpall edhe më i miri i Botërorit.

Përveç Messit, nga Paris Saint-German janë edhe Kylian Mbappe, Neymari dhe Achraf Hakimi.

Premier League është e përfaqësuar me Erling Haalandin, Kevin De Bruynen dhe Mohamed Salahun.

Real Madridi i ka tre lojtarë në konkurrencë, pasi fitoi vjet Ligën e Kampionëve. Pos Karim Benzemas, që fitoi Topin e Artë vjet, në listë për më të mirin e FIFA-s janë Vinicius Jr dhe Luka Modriq.

Po ashtu nuk mungojnë as Robert Lewandowski i Barcelonës dhe Sadio Mane i Bayernit.

Ka edhe disa emra befasues në listën e ngushtë. Ai i Julian Alvarezit, apo i anglezit Jude Bellingham. Cristiano Ronaldo ka mbetur jashtë listës së kandidatëve pas një viti dëshpërues.

Po ashtu, janë pesë të nominuar edhe sa i përket trajnerit më të mirë të vitit.

Carlo Ancelotti, Didier Deschamps, Pep Guardiola, Walid Regragui si dhe Lionel Scaloni janë në këtë listë.

Të nominuarit për çmimin e portierit më të mirë të vitit janë Alisson Becker Ederson, Yassine Bounou, Thibaut Courtois e Emiliano Martinez.

Votimi do të jetë i hapur deri më 3 shkurt, ndërsa fituesi të shpallet në ceremoninë e FIFA-s.

(Kosova  Sot Online )