Dybala: Jam fitues i Botërorit duke ju falënderuar Jose Mourinhos

  • A.P /
  • 13 January 2023 - 19:40
Dybala: Jam fitues i Botërorit duke ju falënderuar Jose Mourinhos

Paulo Dybala thotë që ai është fitues i Botërorit “duke ju falënderuar Jose Mourinhos”, i cili është “shumë i njëjtë” me Massimiliano Allegri.

Sulmuesi argjentinas shënoi në fitoren e Romës 1-9 kundër Genoas në 1/8-ën e finales së Kupës së Italisë.

La Joya ju bashkua Giallorossi si lojtar pa kontratë në verë pasi që kontrata e tij skadoi me Juventusin. Mourinho e dëshironte me çdo kusht argjentinasin në kryeqytet dhe arriti ta transferojë atë duke i dhënë kontratë deri në qershorin e vitit 2025.

“Ju e dini se sa shumë do të thotë trajneri në historinë e futbollit. Ai ka fituar gjithçka, ai me kërkoj me ngulm dhe tani jam kampion i Botës duke ju falënderuar edhe atij”, tha Dybala për Sky Sport Italia.


“Gjithmonë do ta jap më të mirën për të dhe skuadrën për shkak se ata me ndihmojnë”.

29 vjeçari nuk është paraqitur rregullisht për Argjentinën gjatë sezonit të kaluar në Juventus, por ka pasur paraqitje impresive në Olimpico dhe ishte pjesë e listës së 26 futbollistëve të Argjentinës që u ftua në Botëror nga Lionel Scaloni.

Dybala ka luajtur nën drejtimin e Allegrit në Juventus për disa vite dhe beson që ai dhe Mourinho janë shumë të njëjtë.

“Ata janë shumë të njëjtë në pikëpamje të personalitetit, dy njerëz të mirë që ndihmojnë futbollistët të marrin përgjegjësi”, tha ai.

“Kam punuar shumë me Allegrin. Ata, të dy kanë fituar shumë. Ata dëshirojnë të jenë në fushë, duke u përpjekur që futbollistët të përmirësohen. Kur ju bashkova Juventusit, Allegri me ndihmoj që të zhvillohem dhe Mourinho po e bën të njëjtën këtu”.

Dybala për shtatë vite sa qëndroi në Juventus shënoi 115 gola në 293 paraqitje. Ai ka shënuar tetë gola në 15 ndeshje me Romën këtë sezon.


(Kosova Sot Online)