Napoli – Juventus, ndeshje për titull në Itali

  • A.P /
  • 13 January 2023 - 20:10
Napoli – Juventus, ndeshje për titull në Itali

Një ndeshje e shumëpritur, pasi që lideri Napoli do të luan kundër vendit të dytë Juventusit në një betejë për kreun e Serie A të premten në mbrëmje

Liderët e Serie A, Napoli do të pret vendin e dytë Juventusin të premten në stadiumin Diego Armando Maradona, në një ndeshje që mund të konsiderohet kryesore për garën për Skudeto në Itali.

Skuadra nga Pamplona për momentin është gjashtë pikë më lart në Serie A dhe hynë në ndeshjen e xhiros së 18 në Serie A në një pozitë të mirë për ta fituar Skudeton pas tri dekadave. Pasi e filloi vitin me humbjen e tyre të parë në sezonin vendor, Napoli është kthyer pas humbjes nga Interi me një fitore 2-0 ndaj Sampdoria në ndeshjen e fundit në Ligë.

(Kosova Sot Online)