Thyhet rekordi i të gjitha kohërave në një ndeshje të sezonit të rregullt në NBA

  • S.A /
  • 14 January 2023 - 15:44
Thyhet rekordi i të gjitha kohërave në një ndeshje të sezonit të rregullt në NBA

Një rekord të ri  është shënuar në elitën e basketbollit amerikan NBA sa i përket tifozëve të pranishëm në një ndeshje të sezonit të rregullt, transmeton "Kosova Sot Online".

Dueli mes San Antonio Spurs dhe Golden Satate Warriors do të kujtohet gjatë në historinë e NBA, pasi në këtë sfidë është thyer rekordi i tifozëve të pranishëm.

Në duelin e zhvilluar në stadiumin Alamodome të San Franciskos, ku ka mbledhur 68,323 tifozë.

Edhe pse ky është një stadium për sporte të tjera, ai ishte improvizuar në mes si sallë basketbolli me disa ulëse afër dhe pjesa tjetër e tribunave ishte e mbushur me tifozë duke thyer rekordin që ishte vendosur që nga itit 1998.

Rekordi i mëparshëm ishte mbajtur nga chicago Bulls dhe Atlanta Hawks në vitin 1998 ku në Heorgia Dome ishin mbledhur 62,046 tifozë.

Kampioni në fuqi i NBA-së, Golden State Warriors ka arritur fitore në udhëtim te San Antonio Spurs në një ndeshje spektakolare me 31 pikë diferencë 113:144.

Ky rekord është i vendosur vetëm për ndeshjet e kohës së rregullt të sezonit në NBA sa i përket audiencës më të madhe në stadiume.

Por rekordi më i madh është thyer në vitin 2010 në ndeshjen e All-Star të zhvilluar në AT&T Stadium.

Në atë sfidë të zhvilluar më 10 shkurt të vitit 2010 ishin të pranishëm 108,713 tifozë duke thyer mbajtur rekordin më të madh të një sfide basketbollit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

(Kosova Sot Online )