Pagë prej 7,7 milionë euro në total për katër vitet e ardhshme, ofertë e re e Milanit për Leaon

  • S.A /
  • 14 January 2023 - 15:51
Pagë prej 7,7 milionë euro në total për katër vitet e ardhshme,  ofertë e re e Milanit për Leaon

Rafael Leao vazhdon të mbetet objektivi kryesor i Milanit, kuptohet për t’i vazhduar kontratën.Sulmuesi portugez ka kontratë me Rossonerët deri në verën e vitit 2024, por ai është bërë prioritet i top klubeve më të mëdha evropiane që po këmbëngulin për transferimin e tij, shkruan "Kosova Sot Online )

Nga ana tjetër bisedimet mes klubit dhe agjentit të lojtarit po vazhdojnë, por ende pa arritur në marrëveshjen përfundimtare.

Gazeta italiane ‘Tuttosport’ ka raportuar se te Milani ka optimizëm për ta bindur portugezin të vazhdoj kontratën.

Propozimi i kampionit në fuqi të Italisë është për një pagë prej 7,7 milionë euro në total për katër vitet e ardhshme dhe nga komunikimet në video me përfaqësuesit e sulmuesit shenjat janë pozitive, edhe pse shumë shpejt pritet takimi fizik mes palëve.

Gjithsesi, për të zgjidhur ngelen akoma disa pika, edhe pse nuk po negociohet më për rrogën.

Klauzola e lirimit, kohëzgjatja e kontratës dhe komisionet e agjentit duket se janë nyjat që po mbajnë ende peng rinovimin e sulmuesit me Rossonerët.

Nga ana tjetër skuadrat e mëdha si PSG, Bayern Munich, Man City, Chelsea e Manchester United janë duke monitoruar situatën e lojtarit dhe të gatshme të intervenojnë.

(Kosova Sot Online )