Gerrard një nga kandidatët për të drejtuar kombëtaren e njohur

  • A.P /
  • 15 January 2023 - 10:37
Gerrard një nga kandidatët për të drejtuar kombëtaren e njohur

Steven Gerrard mund të fillojë një aventurë të re, duke drejtuar Kombëtaren e Polonisë.

Trajneri anglez është njëri prej kandidatëve për të udhëhequr polakët në vazhdim

Sipas gazetës polake, “Meczyki”, Gerrard ka zhvilluar bisedime me Federatën e Futbollit të Polonisë për këtë pozitë.

Nëse arrihet marrëveshja, 42-vjeçari do të bëhej pasardhës i Czeslaw Michniewicz, me të cilin Federata polake ndërpreu bashkëpunimin shkaku i rezultateve jo të mira në Kupën e Botës “Katar 2022”.

(Kosova Sot Online)