Depay drejt transferimit te klubi i njohur

  • A.P /
  • 15 January 2023 - 15:42
Depay drejt transferimit te klubi i njohur

Memphis Depay do të largohet nga Barcelona gjatë afatit kalimtar të janarit.

Ditëve të fundit është raportuar se ky është vendimi përfundimtar i lojtarit, i cili dëshiron që të fillojë një aventurë të re.

Atletico Madridi është klubi më i interesuar për Depayn.

Eksperti i transferimeve, Fabrizio Romano, ka raportuar se raundi i ri i bisedimeve mes klubit nga Madridi dhe Barcelonës është planifikuar tashmë.

Romano shtoi se nuk ka dyshime nga ana e sulmuesit holandez, pasi ai e dëshiron largimin nga “Camp Nou” këtë muaj.

28-vjeçari shihet si zëvendësues i Joao Felixit së paku për pjesën e mbetur të sezonit, pasi portugezi u huazua te Chelsea.

Kujtojmë se kontrata aktuale e Memphis Depayt skadon në fundin e këtij sezoni. 

(Kosova Sot Online)