Xavi flet për fitoren: Ishim superiorë në mesfushë

  • S.A /
  • 16 January 2023 - 08:15
Xavi flet për fitoren:  Ishim superiorë në mesfushë

Xavi ka thënë se është shumë i lumtur me paraqitjen e lojtarëve të Barcelonës në finalen e Superkupës së Spanjës, ku katalunasit triumfuan 3-1 ndaj Real Madridit, për të fituar trofeun, që është i pari në vitin 2023, dhe i pari në karrierën e spanjollit si trajner i skuadrës, shkruan "Kosova Sot Online".

Pas ndeshjes, Xavi deklaroi se ai është shumë i lumtur me lojtarët e tij deh aq më shumë me mënyrën se si fituan. “Jam shumë i lumtur. Më intereson shumë se si fitojmë. Është e rëndësishme të fitojmë, por duhet të mendojmë se si ia dolëm. Ne i dominuam ata nga fillimi në fund. Ky ishte plani ynë me katër mesfushorë, dhe funksionoi shumë mirë. Jam shumë i lumtur për lojtarët”, ka deklaruar fillimisht ai.

“Kjo skuadër ka marrë shumë kritika të padrejta dhe sot shumë lojtarë e kanë lënë veten të lirë. Ata do të punojnë më me qetësi”.

Xavi madje ndau disa minuta edhe për paraqitjen e Gavit. “Gavi është spektakolar. Ai kurrë nuk mund të ndalojë së rrituri, ne të gjithë e dimë këtë”. “Këto vite kanë qenë kaq të vështira, me vështirësitë tona financiare, me largimin e Messit… Nuk është e lehtë të rikthehet një dinamikë pozitive, por jam i sigurt se këta lojtarë mund ta bëjnë këtë”. “Është kaq e rëndësishme që lojtarët të besojnë në veten e tyre. Sot, ishte e qartë që në minutën e parë që ekipi e dinte se plani ynë i lojës do të funksiononte”. “Kam qenë këtu për kaq shumë vite dhe e di se sa shumë vuajnë lojtarët kur gjërat nuk shkojnë mirë. Sot është fillimi i një dinamike të re pozitive”. “Sot fituam sepse ishim superiorë në mesfushë”, ka shtuar më tej Xavi.

(Kosova Sot Online )