Favoritët në elitën e femrave regjistruan fitore edhe në javën e 12-të

  • S.A /
  • 16 January 2023 - 08:50
Favoritët në elitën e femrave  regjistruan fitore edhe  në javën e 12-të

Në këtë fundjavë,  në elitën e femrave në basketboll,  është zhvilluar xhiroja e 12-të në të cilën ndeshja më interesante e kësaj xhiro ishte ballafaqimi mes Prishtinës dhe Trepçës, shkruan "Kosova Sot Online".

Prishtinaset kanë arritur fitoren e dhjetë këtë edicion duke mposhtur Trepçën me rezultat 67:58. Qendra Zërina Shatri kontribuoi me 19 pikë, 13 kërcime dhe katër asistime, ndërsa Sarah Mgbeike kontribuoi në këtë fitore me 16 pikë, 14 kërcime dhe katër asistime. Trepça pas kësaj xhiro numëron nëntë humbje dhe fitore.

Në ndeshjen United Basketball-Bashkimi, lideri fitoi bindshëm me rezultat 32:66. Për Bashkimin kjo ishte fitorja e 12-të me radhë, ndërsa për ekipin nga Gjilani ishte humbja e tetë, ndërsa kanë vetëm katër fitore. Tek Bashkimi u dalluan Diedona Halitaj me gjashtë pikë, 10 kërcime e shtatë asistime, si dhe Dasiva Evans me 16 pikë, shtatë kërcime dhe tre asistime.

Fitore të lehtë shënoi edhe Penza në udhëtim tek Vëllaznimi me rezultat 88:50. Vajzat nga Peja treguan dominim të plotë, duke ia shkaktuar vajzave kuqezi humbjen e 12-të rresht. Tek Penza u dallua Saranda Daci me 20 pikë, 17 kërcime dhe gjashtë asistime. Penza tani numëron shtatë fitore e pesë humbje. 

(Kosova Sot Online )