Pas triumfit në Superkupë, presidenti i Barcelonës lavdëron Real Madridin

  • S.A /
  • 16 January 2023 - 12:09
Pas triumfit në Superkupë, presidenti i Barcelonës lavdëron Real Madridin

Barcelona e nisi mbarë vitin, duke triumfuar në finalen e Superkupës së Spanjës. Të dielën mbrëma, Barcelona mposhti rivalët e përbetuar, Real Madridin, me rezultatin 3:1, shkruan "Kosova Sot Online ".

Presidenti i klubit katalunas, Joan Laporta, megjithatë lavdëroi “Los Blancos”.

“Real Madridi ka qenë një rival i denjë, ata dinë të jenë në fitore dhe humbje”, tha ai.

Pas ndeshjes, gjatë ceremonisë së ndarjes së trofeut, presidenti i Real Madridit, Florentino Perez, u pa duke e përqafuar kapitenin e Barçës, Sergio Busquetsin.

Lidhur me këtë, Laporta shtoi: “Florentino ka thënë disa fjalë të mira me Busquets”.

Sipas mediave spanjolle, ndoshta nuk duhet të jetë një surprizë e tillë që Barcelona dhe Real Madridi janë kaq të gatshëm për të lavdëruar njëri-tjetrin, duke pasur parasysh se të dy klubet po afrohen gjithnjë e më shumë me projektin e tyre të Superligës. Laporta shfrytëzoi gjithashtu rastin për të lavdëruar edhe trajnerin e skuadrës, Xavi Hernandez.

“Ai ka njohuri, personalitet, një stil të luajtur futbolli që Barça e tregon dhe ne shprehemi në këtë mënyrë. Ai është një nga arkitektët e kësaj mënyre të mirëfilltë të të luajturit futboll”.

(Kosova Sot Online )