Rudiger kritikohet për paraqitjen në finalen e Superkupës, Ishte tmerri i ndeshjes

  • S.A /
  • 16 January 2023 - 13:38
Rudiger kritikohet për paraqitjen në finalen e Superkupës, Ishte  tmerri i ndeshjes

As parashikuesit më të rregullt nuk e kishin pritur, por befasia ndodhi dhe  Real Madridi pësoi humbje nga Barcelona të dielën mbrëma, në finalen e Superkupës së Spanjës me rezultatin 1:3, shkruan "Kosova Sot Online".

Kësisoj, rivalët e përbetuar të “Los Blancos” e nisën mbarë vitin duke e fituar trofeun e parë, transmeton "Kosova Sot Online".  Por, më shqetësuese për shumë tifozë të Real Madridit ishte mënyra se si erdhi disfata.

Antonio Rudiger është njëri prej futbollistëve që është kritikuar për paraqitjen e tij. “Marca” e la fajin te mbrojtësi gjerman për golat e pësuar.

“Një tmerr i një ndeshjeje. Veçori në dy nga golat. Me probleme gjatë gjithë lojës për të luajtur nga prapa, një top i keq për Camavinga përfundoi në golin e parë të Barçës. Në të dytën, ai mbrojti dobët një situatë të dëshpëruar në një dy me një. Ai ishte një rrezik i vazhdueshëm me topin në këmbët e tij”, shkroi mediumi spanjoll.
Rudiger ishte përgjegjës për humbjen e topit 8 herë gjatë lojës, teksa në përgjithësi “luftoi” për t’u marrë me sulmin e Barcelonës.

Përveç Rudigerit, për paraqitje të dobët u kritikua edhe Dani Carvajal.

(Kosova Sot Online )