Sinjale për organizimin e luftës më të madhe në boks për këtë vit

  • S.A /
  • 16 January 2023 - 15:21
Sinjale për organizimin e luftës më të madhe në boks për këtë vit

Anthony Joshua është duke u ndihmuar nga ekipi i tij për përballjen me Deontay Wilder. Një përballje e suksesshme mes dy boksierëve të peshave të rënda është më afër se sa ka qenë që kur ata mbanin të gjitha rripat kampion.

Britaniku do të rikthehet në ring në prill pas humbjeve të njëpasnjëshme ndaj Oleksandr Usyk.

Ndërkohë Wilder humbi rripin e tij në një trilogji me Tyson Fury, por u kthye në rrugën e fitoreve me një nokaut brutal në raundin e parë tetorin e kaluar.

Tani trajneri Malik Scott dëshiron që ai të zgjidhë dilemën me Joshuan – më herët se sa vonë.

Ai i tha iFLTV: “Ju keni Deontay dhe Andy Ruiz të mandatuar për WBC, por më pas keni njerëz që duan të organizojnë luftën në mes të Anthony Joshuas dhe Deontayt, dhe kjo luftë aktuale është më e madhe se mandati i WBC”.

“Thjesht do të shohim. Dua që Deontay të ndeshet me AJ-n, mendoj se kjo është lufta më e madhe në historinë e kategorisë së peshave të rënda. Dua t’i shoh në ring me njëri-tjetrin, sepse nuk besoj se do të shkojnë më shumë se tre raunde”.

Ish-kampioni i peshave të rënda të WBC, Wilder, u cilësua si një kundërshtar i mundshëm për luftën e rikthimit të Joshuas në prill.

(Kosova Sot Online )