Cazorla do të rikthehet te klubi i njohur

  • A.P /
  • 16 January 2023 - 16:17
Cazorla do të rikthehet te klubi i njohur

Santi Cazorla mund të rikthehet sërish në Spanjë.

Pas gjashtë sezoneve të kaluara te Arsenali, mesfushori u rikthye në Spanjë në vitin 2018, kur nënshkroi me Villarrealin si futbollist i lirë – transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Pavarësisht moshës së tij, Cazorla përsëri ishte një nga futbollistët më të dalluar në La Liga.

Pas dy sezoneve te Villarreali, spanjolli nënshkroi me klubin nga Katari, Al-Sadd, sërish si futbollist i lirë.

Cazorla është duke kaluar sezonin e fundit të kontratës me Al-Sadd, e cila skadon më 30 qershor 2023. Teksa kontrata e tij po shkon drejt fundit, zërat për rikthimin e lavdishëm në Spanjë po rriten.

Sipas “Todofichajes”, Real Oviedo e dëshiron rikthimin e tij në verë. Edhe 38-vjeçari thuhet se dëshiron të pensionohet te klubi i tij i fëmijërisë.

Ish-mesfushori i Malagas thuhet se është i gatshëm të ulë ndjeshëm pagën e tij në mënyrë që të luajë në “Nuevo Carlos Tartiere” për së paku një sezon. 

(Kosova Sot Online)