Ja sa milionë euro nga transferimi i Mudryk shkojnë në ndihmë Ushtrisë

  • A.P /
  • 16 January 2023 - 18:09
Ja sa milionë euro nga transferimi i Mudryk shkojnë në ndihmë Ushtrisë

“Vetëm të bashkuar ne do ta mposhtin dreqin që po hynë në shtëpitë tona”, ka thënë said Rinat Leonidovich Akhmetov, President i Shakhtar Donetsk

Transferimi i Mykhailo Mudryk nga Chelsea, është, deri me tani, më i shtrenjti në merkaton dimërore. Klubi anglez pagoi 100 milionë euro për sulmuesin anësor të Shakhtar Donetsk për sulmuesin anësor, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”

Klubi ukrainas do të ndajë këto para duke mos i mbajtur vetëm për vete. Sipas Presidentit Rinat Leonidovich Akhmetov, një pjesë e kësaj shume do të shkojë për të ndihmuar luftën e Ukrainës kundër Rusisë.

“Para së gjithash, do të dëshiroja të falënderoja tërë botën e civilizuar që po ndihmojnë Ukrainën. Duke falënderuar ushtrinë ukrainase, popullin ukrainas dhe mbështetjen e madhe të tërë botës së civilizuar, sot ne do të mund të flasim për futbollin ukrainas. Vetëm të bashkuar ne do ta mposhtim këtë dreq që dëshiron të hyjë në shtëpitë tona”, tha Rinat Leonidovich Akhmetov në një deklaratë zyrtare të tij.

“Vendosa ta nis projektin “Zemra e Azovstal’ për të ndihmuar mbrojtësit e Mariupolit dhe familjet e ushtarëve dëshmorë, bëma e të cilëve është e pashembullt në historinë moderne. Duke i falënderuar ata, trimërinë dhe sakrificën e tyre në muajt e parë të luftës, në të gjithë sot ndjejmë fitoren e paevitueshme të Ukrainës”, tha shefi i Shakhtar Donetsk.

Ndihmë psikologjike, proteza…

“Sot kam ndarë 25 milionë euro për të ndihmuar ushtarët dhe mbrojtësit tonë, si dhe familjet e tyre. Paratë do të ndodhen për nevoja të ndryshme, ndihmë psikologjike dhe proteza e deri tek ekzekutimi i kërkesave specifike”.

“Për të respektuar parimet e transparencës,  do të formohet një ekip i pavarur për të bashkëvepruar me mbrojtësit e Azovstal, familjarët e tyre, shërbimet e Sponsorizimit dhe vullnetarët”, ka shtuar Rinat Leonydovich Ahmetoc, duke konkluduar se: Ne jemi borxhli ndaj ushtarëve tonë!

Një ndeshje kundër Chelsea

Presidenti i Shakhtar Donest po ashtu ka treguar se kanë arritur edhe një tjetër marrëveshje me Chelsea gjatë transferimit të Mudryk.

“Në Ukrainë ka një luftë të egër dhe të padrejtë që ka filluar kundër neve nga Rusia. Por, unë jam i bindur që ne do ta fitojmë këtë luftë. Pastaj ne do ta luajmë një ndeshje miqësore me Chelsea në Donbass Arena në Donetsk të Ukrainës”, tha ai.

(Kosova Sot Online)