Presidenti i Lazios sqaron sherrin Sarri-Tara

  • A.P /
  • 16 January 2023 - 22:30
Presidenti i Lazios sqaron sherrin Sarri-Tara

Presidenti i Lazios, Claudio Lotito i ka tërhequr vërejtjen Maurizio Sarri dhe Igli Tare që “tensionet duhet lënë anash” por ka theksuar se klubi ka identifikuar disa synime ambicioze dhe reale në fillim të këtij sezoni

Ka pasur mosmarrëveshje publike në mes të Sarrit dhe Tares, me trajnerin që ka thënë se të jenë në një vend që dërgon në Ligën e Kampionëve këtë sezon do të ishte një “mrekulli” për Lazion, derisa drejtori sportiv beson që përfundimi në top katër është real për skuadrën e tij.

Lotito ka marrë këtë çështje në duart e tij duke bërë një deklaratë zyrtare në faqen e klubit.

“Lazio është një ndër klubet më së miri të listuar në bursë dhe një klub i rëndësishëm futbollit. Megjithatë, para së gjithash, ne jemi një familje e madhe. Si çdo familje, mund të këtë mendime të ndryshme të cilat ne i diskutojmë së brendshmi”, tha ai.

“Sigurisht, opinionet e fundit kanë një synim konstruktiv. Siç e dini, unë rrallë intervenoj në dinamikat e klubit dhe kam tërësisht besim tek ata të cilët janë në drejtim të skuadrës, si në anën sportive nga ana e Tares ashtu edhe nga udhëheqja taktike nga Sarri. Nga fillimi i sezoni, ne kemi identifikuar disa futbollist për këtë sezon, ambicioz dhe realist”.

“Për këtë arsye, ne do ta forcojmë skuadrën me lojtarë që ia vlejnë e të cilët do të na ndihmojnë si skuadrën. E njëjta është bërë brenda klubit duke shtuar shifra të reja”.

“Lazio janë në garë për këta futbollist dhe ia ka dalë që ne mund të garojmë direkt me kundërshtarët tonë. Në fund të sezonit, ne do të bëjmë vlerësimet e tona pasi të luftojnë në çdo ndeshje për të arritur rezultatet më të mira të mundshme. Tensionet duhet të lihen anash dhe mos të ekzagjerohen nga ata të cilët përpiqen ta destabilizojnë këtë atmosferë”, tha Lotito. 

(Kosova Sot Online)