A e ka ndaluar Xavi shkëmbimin Depay-Correa

  • A.P /
  • 16 January 2023 - 22:48
A e ka ndaluar Xavi shkëmbimin Depay-Correa

Sipas Diario AS në Spanjë, trajneri i Barcelonës Xavi nuk dëshiron një shkëmbim mes Memphis Depay me sulmuesin e Interit, Joaquin Correa

Shumë raporte në Itali thonë që Barcelona dhe bordi i Interit ishin në bisedime për ta bërë një marrëveshje shkëmbimi për të dy sulmuesit. Megjithatë, sipas gazetarit të Diario AS, Javi Miguel  – Xavi e ka bllokuar këtë transfer.

Correa (28) ka vuajtur për ta justifikuar çmimin e paguar për të nga Interi prej 28 milionë eurosh, ku ka shënuar vetëm nëntë gola në 57 paraqitje në të gjitha garat me Zikaltërit.

Ai ju bashkua Interit nga Lazio në verë të vitit 2021 fillimisht si i huazuar me një obligim blerje.


(Kosova Sot Online)