
Lexoni edhe:
Barcelona fillon procedurat për rikthimin e Aubameyangut
Klubi i Interit po vazhdon me përgatitjet në Rijadh të Arabisë Saudite, atje ku do të zhvillohet finalja e Superkupa së Italisë. Interi në finale do të takohet me rivalin lokal, Milanin. Ndeshja do të zhvillohet të mërkurën mbrëma, transmeton "Kosova sot Online". Pas seancës së parë stërvitore, Simeone Inzaghi tashmë e ka të qartë se nuk do të ketë në dispozicion dy futbollistë.
Barcelona fillon procedurat për rikthimin e AubameyangutLexoni edhe:
Sipas mediava italiane, bëhet fjalë për portierin, Samir Handanovic, dhe mesfushorin, Marcelo Brozovic. Kësisoj, Andre Onana pritet të jetë në portën e “Nerazzurrëve” nga minuta e parë, kurse Hakan Calhanoglu do të mbulojë pozitën e kroatit. Ndryshe, finalja mes Interit dhe Milanit do të zhvillohet në stadiumin “King Fahd”, nga ora 20:00
(Kosova Sot Online )