Ronaldo kapiten i Al-Nassr për miqësoren ndaj PSG-së

  • S.A /
  • 17 January 2023 - 11:48
Ronaldo  kapiten i Al-Nassr për miqësoren ndaj PSG-së

Lionel Messin dhe Cristiano Ronaldo mund t’i shohim përball njëri-tjetrit edhe njëherë tjetër. Paris Saint-Germani kishte njoftuar më herët se gjatë këtij muaji do të udhëtojë në Doha dhe Riad për të zhvilluar disa ndeshje miqësore, transmeton "Kosova Sot Online".

Mes tjerave ndeshje, klubi parisien konfirmoi se një ndeshje do ta zhvillojë edhe me Al-Nassr, klubin ku së fundmi u transferua Ronaldo.

Ndeshja në fjalë do të zhvillohet më 19 janar, teksa mbetet të shihet nëse Messi dhe Ronaldo do të jenë në fushë kundër njëri-tjetrit.

Sa i përket portugezit, ai pritet që të jetë në fushë. Madje, sipas “L’Equipe” ai do të jetë edhe kapiten i skuadrës.

Kjo ndeshje është mundësi e mirë për portugezin që të debutojë me fanellën e Al-Nassr të paktën në ndeshje miqësore, pasi zyrtarisht nuk do të mund të luajë deri më 22 janar.

(Kosova Sot Online )