FC Drita mori pjesë në seminarin “TransferRoom”, ishte klubi i vetëm nga Kosova dhe rajoni

  • S.A /
  • 17 January 2023 - 14:05
FC Drita mori pjesë në seminarin “TransferRoom”, ishte klubi i vetëm nga Kosova dhe rajoni

FC Drita njoftoi se ishte pjesëmarrëse në samitin virtual të “TransferRoom” në mesin e 400 klubeve evropiane.

Në këtë seminar mori pjesë menaxheri i klubit, Jetmir Salihu, përcjell "Kosova Sot Online".

Sipas njoftimit nga klubi gjilanas, kjo ishte “mënyrë e mirë e shkëmbimit të përvojave për të zgjeruar bashkëpunimin dhe për t’u lidhur me klube të ndryshme”.

“Kjo platformë ndihmon për të promovuar e ofruar lojtarë në treg dhe sigurisht pjesëmarrje të tilla janë të mirëseardhura për klubin tonë”, thuhet mes tjerash në njoftimin e “Intelektualëve”.

FC Drita ishte i vetmi klub pjesëmarrës nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi. 

(Kosova Sot Online )