Klubi i njohur ofertë 50 milionëshe për mesfushorin e Wolvesit

  • A.P /
  • 17 January 2023 - 15:17
Klubi i njohur ofertë 50 milionëshe për mesfushorin e Wolvesit

Liverpooli raportohet se është duke punuar rreth transferimit të Matheus Nunes.

Sipas ekspertit të transferimeve, Nicolo Schira, klubi anglez ka zhvilluar tashmë bisedimet me agjentin, Jorge Mendes.

Liverpooli thuhet se është duke e përgatitur një ofertë prej rreth 50 milionë eurove për Nunesin.

Jurgen Klopp synon të ketë mesfushorin portugez në skuadër për sezonin e ardhshëm, pasi  Naby Keita dhe Alex-Oxlade Chamberlain pritet të largohen.

24-vjeçari me Wolvesin ka kontratë të vlefshme deri në verën e vitit 2027.

Matheus Nunes ka bërë 16 paraqitje në Premierligë këtë sezon, teksa ka kontribuar me një asistim. 

(Kosova Sot Online)