Napoli kërkon çerekfinalen e Kupës së Italisë

  • A.P /
  • 17 January 2023 - 20:51
Napoli kërkon çerekfinalen e Kupës së Italisë

Napoli – Cremonese është ndeshja e radhës në 1/8-ën e finales së Kupës së Italisë, pasi që Napoli do të luajë kundër Cremonese e ku do të debutojë trajneri i ri, Davide Ballardini

Ndeshja do të luhet në ora 21:00 në stadiumin “Diego Armando Maradona”.

Skuadra nga Pamplona është në vendin e parë në Serie A, me tetë pikë më shumë së Milan në vendin e dytë, derisa hynë në këtë ndeshje pasi deklasoi 5-1 skuadrën e Juventusit.

Cremonese në anën tjetër nuk ka arritur që të fitojë një ndeshje gjatë tërë këtij sezoni dhe shkarkuan Massimiliano Alvini në vikend, duke sjell në krye të skuadrës ish trajnerin e Genoas Davide Bellardini.


Napoli në këtë ndeshje do të debutojë me fanellën e Ditës së Shën Valentinit, e cila përfshinë një buzëkuq të madh dhe nga shitja e këtyre fanellave do të jepen fonde kundër dhunës në familje.

Drejtësinë në këtë ndeshje do ta ndajë Maria Sole Ferrieri Caputi, me dy femra asistente sot.

Fituesi i ndeshje do të përballet me Romën në çerekfinale.

Nga minuta e parë sonte në sulmin e Napolit kanë startuar: Zerbin, Simone dhe Raspadori, derisa Rrahmani është në bankën rezervë duke u pushuar nga Spalletti për këtë ndeshje.

Kujtojmë se kjo mund të shtyhet dhe të mos zhvillohet për shkak të kushteve jo të mira meterologjike në Napoli, ku vendi është përfshirë në një stuhi të madhe sot.

(Kosova Sot Online)