Juventusi emëron bordin e ri drejtues

  • S.A /
  • 18 January 2023 - 14:08
Juventusi emëron bordin e ri drejtues

Mbledhja e aksionerëve të Juventusit i ka dhënë dritën jeshile bordit të ri të drejtorëve të kompanisë. Do të jenë pesë drejtorë dhe ata do të qëndrojnë në detyrë për tre vjet deri në asamblenë, e cila do të miratojë buxhetin për vitin 2025, përcjell "Kosova Sot Online ".

Bordi i ri përfshin, me rekomandimin e Exor, kompaninë mbajtëse që kontrollon klubin e Juventusit, Gianluca Ferrero si presidenti, Maurizio Scanavino, menaxher i përgjithshëm aktual që do të marrë postin e drejtorit menaxhues, Laura Cappiello, Diego Pistone dhe Fioranna Negri.

Pak çaste më parë, mbledhja e asamblesë u hap nga tashmë ish-presidenti i Juventusit, Agnelli, i cili së bashku me Nedved dhanë lamtumirën nga klubi.

(Kosova Sot Online )